E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja në alarm nga COVID-19 / Kryeministri Sanchez: E keqja më e madhe s’ka ardhur ende

Pas Italisë, edhe Spanja po përballet ashpër me virusin Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se në 24 orët e fundit 344 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar mbi 1.700 nurmin e viktimave.

 

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, paralajmëroi se e keqja më e madhe nuk ka ardhur ende, dhe se ditë më të vështira e presin vendin.

 

Reklamë

Deri më tani, në Spanjën me 28,572 mijë të infektuar, 12% janë personeli i stafit mjekësor. Të dhënat shqetësuese të regjistruara në Spanjë, detyruan qeverinë të zgjasë gejndjen e emergjencës për 15 ditë të tjera, duke përfshirë edhe kufizimin e lëvizjes për miliona qytetarë.

 

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi se sistemi shëndetësor i vendit është tejet i ngarkuar, dhe i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen përpjekjes për të parandaluar përhapjen e virusit. Britania e Madhe ka regjistruar 240 viktima dhe mbi 50 mijë të prekur.

Edhe në France situata paraqitet kritike. Më shumë se 12.500 persona janë prekur nga koronavirusi në francë dhe numri i viktimave ka shkuar në 562.

 

Në luftë me sëmundjen e rrezikshme janë edhe SHBA-të. Miliona njerëzve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa 2 shtetet më të populluara Kalifornia dhe Nju Jorku, janë në bllokim.

Prej së dielës në Nju Jork vetëm bizneset e domosdoshme qëndrojnë të hapura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë