Spanja preu një biletë për në turin tjetër në Euro 2020, pasi mposhti 5-0 Sllovakinë, në nëj duel të dominuar tërësisht nga spanjollët.

Skuadra e Luis Enrike nuk e nisi në mënyrën më të mirë pasi humbi një penallti me Moratën.

Por festa u shty vetëm 30 minuta më vonë kur portieri Dubravka shënoi në portën e tij.

Laporte, Sanabria, Torres dhe një autogol i Kuçkas mbyllën ndeshjen me shifrat 5-0.

Një rezultat që dërgon ekipin e Luis Enrikes në vendin e dytë në grup.

Ndërsa Sllovakia kthehet në shtëpi, e treta në grup po me një golavarazhi që e bën të pamundur të kualifikohet ndër të tretat më të mira, duke i lënë vendin Ukrainës për në turin tjetër.

Ndërkaq, Suedia edhe pse e kishte siguruar kalimin ne turin tjetër, bëri detyren ndaj Polonisë vetëm në minutat e fundit duke fituar me rezultatin 3-2.

Dy golat e Levandovskit nuk mjaftuan për polakët pasi suedezët nuk falën me Forsberg dhe Claesson, duke e mbyllur grupin ” E” në krye të klasifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *