Magjia prej 37 ndeshjesh pa humbje e italianëve përfundoi mbrëmjen e të mërkurës, pasi Spanja mori hak në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve pas atij eliminimi në Euro2020.

Iberikët morën një fitore të merituar pasi mundën 2-1 të kaltrit brenda në  San Siro me një lojë të bukur dhe dominimin e topit.

Skuadra e Mancinit nuk ishte në formën më të mirë kjo u pa që në minutat e para kur një kombinim  i bukur i Ojarzabal dhe Ferran Tores bëri që topi të përfundonte në rrjetë. Edhe pas kësaj skuadra e Enrikes mbeti në sulm dhe krijoi të tjera raste të rrezikshme.

 

Një mundësi të mirë kishte Marcos Alonso përballë Donnarummas që i iku topi nga duart dhe për fatin e mirë shkoi në shtyllë. Pas kësaj italianët provuan të reagonin  dhe prodhuan disa raste veçanërisht me Bernardeskin dhe Insinjen por të dy nuk kishin saktësi përpara portës.

 

Gjërat u vështirësuan dhe më shumë për italianët, kur Bonuci u ndëshkua dhe me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 42 çfarë bëri që Spanja të shënonte dhe golin e dytë me po të njëjtin protagonist Ferran Torres.

 

Në pjesën e dytë, Mancini hodhi në fushë të gjitha kartat e tij si Kielini, Kean Lokateli apo Pellegrini dhe ishte pikërisht ky i fundit që pas një pasimi perfekt të Chiesës ringjalli shpresat për skuadrën .

 

Italianët provuan deri në fund të barazonin por koha nuk ishte në favorin e tyre. Kaq mjaftoi që Spanja të rrëmbente një vend në finalen e Ligës së Kombeve ndërsa sot në mbrëmje pret të njoh kundërshtarin nga çifti tjetër gjysmëfinalist Belgjikë -Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *