E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja “fyen” Kosovën jashtë fushe, por i merr 3 pikët

Përfaqësuesja e Kosovës regjistroi një tjetër disfatë  në ndeshjen e dytë të vlefshme për eleminiatoret e Katar 2022.

Dardanët u mundën me rezultatin 3-1 përballë gjigandëve të Spanjës . Një sfidë që nisi me shumë polemika për shkak të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga qeveria spanjolle.

Megjithatë gjithcka u shua në fund kur federata spanjolle vendosi himin e kosovës.

Për vendasin shënuan golat Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerardo Moreno ndërsa për Kosovën shkurtoi përkohësisht Halimi një gol shumë të bukur nga mbi 40 metra.

Pas kësaj disfate , Kosova mbetet në vendin e fundit me asnjë pikë në dy ndeshje,  ndërsa Spanja kryeson grupin B , me 7 pikë pas 3 ndeshjesh .

Vazhdo të lexosh

Reklamë