Italia vijon të mbetet vendi me numrin më dramatic të vdekjeve dhe të infektuarve nga koronavirusi duke iu afruar madje edhe viktimave që ka sjell deri tani kjo semundje në Kinë.

Mirëpo shqetësim I madh po përbëjnë edhe lajmet që vijnë nga vendet e tjera të mëdha europiane.

Spanja ka një situatë shumë të rëndë.

Numri I të prekurve në këtë vend ka shkuar në 14 mijë e 764.

Ndërkohe numri I viktimave deri tani është 638, nga të cilët vetëm 105 kanë vdekur vetëm këtë të mërkurë.

Edhe Franca këtë të mërkurë ka pasur numër të lartë vdekjesh, plot 89 duke e cuar shifren totale në 264.

Numri I të prekurve në France I ka kaluar 9 mijë.

Numër të lartë viktimash në raport me ditët e tjera ka pasur këtë të mërkurë edhe Britania e Madhe, 33 të vdekur duke e cuar shifrën totale në 104 ndërsa të prekurit janë 2642.

Në SHBA këtë të mërkurë kanë vdekur 18 persona ndërsa në Holandë 15. Katër viktima janë shënuar në Belgjike, 3 në Norvegji dhe dy në Suedi. Zvicra gjithashtu ështyë problem me 6 viktima në orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *