Finalja e parakohshme e Euro 2024, Spanjë-Gjermani po pritet me ankth e tension të madh në të dyja kampet, e sidomos tek tifozeritë. Në letër shihen favorite spanjollët, kanë më shumë kualitet, më tepër qëndrueshmëri në lojë dhe dominues , sikurse e kanë treguar në katër ndeshjet e deritanishme të Euro 2024 ku kanë realizuar 9 gola dhe kanë pësuar vetëm 1.

Iberikët janë ndjeshëm optimist, madje me doza të tepërta në kufijtë e euforisë në lidhje me mundësitë që të kapin gjysmëfinalet. Trajneri De la Fuente dhe ish-tekniku i madh i viteve 2000 i përfaqësues i Realit, Vinsente del Boske kanë deklaruar se Spanjë është kombëtarja më e fortë e evropianit.  Në fakt mesfusha dhe sulmi spanjoll është spektakolar veçanërisht me Pedrin dhe Rodrin në qendër si dhe dyshen e të rinjve plot klas në krahë, Lamin Jamal dhe Niko Uilliams.

Në krahun tjetër tek Gjermania janë më të përmbajtur, nisur edhe nga luhatjet ne lojë të kombëtares në 4 ndeshet e luajtura deri tani. Organika pancerave nuk iu mungon, por skuadra nuk ka ritmin e duhur jo vetëm nga ndeshja në ndeshje, por edhe brenda 90 minutave luajtën me fragmente.

Ish-legjenda Filip Lahm tha se Gjermania ka boshllëqe të cilat e bëjnë të vështirë ndeshjen ndaj Spanjës. Megjithatë fakti që luan përpara tifozëve të vet e që ka lojtarë me eksperiencë e cilësi si Nojerk Rudiger, Kros, Kimish, Musiala apo Virc, janë garanci për ta luajtur si të barabarte ndeshjen ndaj Spanjës, ekip  që i ka  mundur sistematikisht në 3 dekadat e fundit..madje në 2020 i shkaktoi një humbje turpëruese 6 me 0 në ligën e kombeve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *