Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka bërë shaka duke thënë se dëshiron të transferojë te  Inter Sergio Ramosin, Andres Iniestan dhe Alexis Sanchezin, gjatë merkatos së janarit.

“Zikaltrit” janë të parët në renditjen e Seria A dhe ende të pamposhtur që kur Spaleti mori drejtimin e skuadrës, por mediat shpesh kanë shkruar se Interit i duhen perforcime në merkatonj e janarit nëse duan të fitojnë kampionatin.

 

“Mendoj se duhet të qëndrojmë të heshtur në merkaton e dimrit derisa klubi dhe presidenti të na  shfaqin qëllimet e tyre të vërteta për menyrën se si të veprojmë. Pritshmëritë e mediave para nisjes së sezonit dhe mungesa e besimit për shkak të emrave që erdhën, nuk është gjë e mirë për tifozët, lojtarët apo Interin. Nëse më pyesni mua se cilin dua në skuadër, atëherë jua them. Ja emrat: Sergio Ramos, Iniesta dhe Sanchez. Duhet të punoj për këtë, Ok?”, ka shpjeguar tekniku italian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *