Inter ka marre kryesimin e Serise A pas fitores se thelle 5 me 0 ndaj Kievos. Java e 15 e kampionatit italian ka rezultuar e gjitha ne favor te zikalterve te cilet parakaluan Napolin qe u mund nga Juventusi te premten ne mbremje. Skuadra e trajnerit Spaleti e pati shume te lehte ndaj Kievos ne San Siro.

Pjesa e pare u mbyll ne rezultatin 2 me 0 fale golave te shenuar nga Ivan Perisiç dhe i zakonshmi Mauro Ikardi. Ne 45 minutat e dyta te zotet e shtepise e kthyen ne goleade kete ndeshje duke shenuar edhe 3 here te tjera. Protagonist ishte serish Perisiç me 2 gola te tjere ndersa ne listen e golashenuesve u fut edhe Skriniar.

Pas kesaj fitoreje Inter ka 39 pike, nje me shume se sa Napoli dhe 2 me shume se Juventusi. Befasia e javes se 15-te te kampionatit italian erdhi nga Benevento e cila barazoi 2 me 2 me Milanin duke marre keshtu piken e pare ne kampionat. Kuqezinjte kryesonin deri ne minuten e 95-te teksa kishin shenuar me Bonaventuren dhe Kaliniç por ne sekondat e fundit te shteses portieri i Beneventos, i cili kishte dale perpara ne ndihme te shokeve te skuadres, realizoi nje gol te bukur me koke duke shtangur kuqezinjte dhe trajnerin Gatuzo ne debutimin e tij si trajner i Milanit. Tek Benevento luajten si titullare 2 lojtare te kombetares Shqiptare, Gjimshiti dhe Memushaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *