E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Ekonomi

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për landfillin e Porto-Romanos

SPAK ka sekuestruar dosjen për tenderin 17 miliardë për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos.

Tenderi u zhvillua nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës por për cudi ndonëse bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme financiare, fituesi  nuk doli nëpërmjet një gare.

Më konkretisht tenderi ishte fituar nga bashkimi i disa kompanive, asaj shqiptare “Victoria Invest International” dhe kompanisë italiane, “De Mare” srl”. Madje kompania italiane ishte regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit.

Dhënien e tenderit me procedurë prokurimi “me negocim, pa shpallje paraprake”, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës e kishte justifikuar për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë