E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kontrollohen motrat Nikolli, iu vendos tritol në derën e banesës, humbi jetën komshiu 29-vjeçar

SPAK ka lëshuar urdhër kontrolli për shtëpinë e dy motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, ndaj të cilave, verën e kaluar u vendos tritol në derë të shtëpisë.

Pasi u shpall kompetente për hetimin e çështjes, Prokuroria Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, këtë të premte, është në përpjekje të gjetjes së motiveve të ngjarjes, për të cilën motrat fajsuan drejtpërdrejt bashkëpunëtorin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Alda Nikolli, motra e madhe, sipas burimeve ka pasur edhe një marrëdhënie me këtë të fundit, ndaj edhe dyshon se e dashura aktuale e tij, ka dashur ta asgjësojë.

Ndërsa motra tjetër, Xhovana është e fejuara e një tjetër personazhi të botës së krimit, që është dënuar nga Gjykata e Posaçme. Fjala është për Amarildo Nikollin, që u vu në pranga pak përpara se të ekzekutonte një person në Vlorë.

Pasi mori statusin e të penduarit të drejtësisë, gjykata e dënoi atë përfundimisht, me 2 vjet e 9 muaj për atentatin e mbetur në tentativë, vetëm për akuzën e “Armëmbajtjes pa leje”.

Nga vendosja e tritolit në derën e shtëpisë ku ato banonin me qira, në Elbasan, mbeti viktimë, rastësisht, Enea Thomarai fqinji i tyre. Ky i fundit në luftë me jetën u mbajt 3 muaj në reanimacion pasi nga vala goditëse e tritolit, iu shemb dera e shtëpisë së tij duke i rënë në kokë. Fatkeqësisht, 29 vjeçari, nuk ia doli dot dhe humbi jetën në Spitalin e Traumës./vizionplus.tv

Më shumë video