Subscribe

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar në Gjykatën e Posaçme pesë kërkesa për sekuestrim pasurish. Në shënjestrën e SPAK janë vënë Lulzim Berisha dhe shtetasit e dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

 

Për Berishën SPAK ka kërkuar që t’i sekuestrohet automjeti i blinduar. Ndërsa familjes Doçaj, që akuzohet për pengmarrjen e Jan Prengës, SPAK ka kërkuar t’i bllokohen: banesë tre kate, banesë dy kate, banesë dy kate plus papafingo, banesë dy kate plus njësi shërbimi, tokë arë dhe truall të gjitha në Shkodër.

 

Po ashtu, është kërkuar edhe sekuestrimi i automjetit tip “Mercedez Benz”.

 

Këto asete sipas SPAK i përkasin 5 subjeteve Forca e Ligjit të cilëve më herët i është dërguar formulari dhe brenda 48 orëve janë përgjigjur për t’i justifikuar ato nëse i kanë apo jo të ligjshme

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *