E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie, GJKKO dënon me burg “Rrumin”

Gjykata e Posaçme ka dënuar Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Pellumb Muharremi, me 10 muaj burg për akuzat e korrupsionit. Edhe pse Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi një dënim prej 3 vitesh burg, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën. Hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekë dhe ka premtuar edhe 300 mijë lekë më shumë, për të shmangur ankimimin në një çështje pronësie.

Laho dyshohet se ka dhënë ryshfetin për të parandaluar ankimin në Apel për një çështje që kishte të bënte me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Laho mbeti i plagosur në vitin 2019 në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ku iu sekuestrua telefoni dhe u zbuluan prova që lidhin atë me një zyrtar të Avokaturës së Shtetit për çështjen korruptive. Irgen Kërçuku, zyrtari i përfshirë, është dënuar gjithashtu me 2 vjet burg për korrupsion.

Reklamë

Një tjetër person i kërkuar, i njohur si “Rrumi”, është ende në kërkim. Avokati i tij ka deklaruar se ai ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore pas atentatit të vitit 2019, duke shtuar se nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ka mbetur i dëmtuar, duke humbur një këmbë. Në atë atentat, prokurori Arjan Ndoja u plagos, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, humbi jetën.

SPAK, pas analizimit të komunikimeve në Sky ECC, ka zbuluar grupin e autorëve të atentatit, mes të cilëve është dhe Plaurent Dervishaj.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë