E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK kërkesë GJKKO-së për pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Në kalendarin e Gjykatës së Posaçme është njoftuar publikisht seanca paraprake për çështjen e Joniad Myzyrajt dhe 3 të pandehurve të tjerë, ndaj të cilëve SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Burime të SPAK bëjnë me dije se është kërkuar pushimi i çështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera për një episod. Ndërsa çështja është ndarë në fraksion dhe po hetohet Myzyraj dhe persona të tjerë për vepra të tjera penale, mes tyre edhe shpërdorimi i detyrës.

Reklamë

Burimet sqarojnë se ky vendim për pushimin e këtij episodi për shkelje të barazisë në tendera është marrë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit i ka cilësuar veprimet në kuadër të gjykatës, vendimet që ata marrin për tenderat, të cilat goditen vetëm në gjykatë administrative. Grupi hetimor sqaron se nuk është mbyllur e gjithë çështja, por vetëm një episod.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë