Prokuroria e Posaçme pritet që të mërkurën të komunikojë zyrtarisht akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxe.
Nesër Veliaj dhe Xoxa pritet të merren zyrtarisht të pandehur në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK.
Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit dhe po hetohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij si dhe disa biznesmenë akuzohen nga SPAK se përmes faturave fiktive në organizatat e e drejtuara nga Ajola Xoxa, kanë përfituar para publike.
Ndërkohë këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit biznesmeni Elman Abule.
Atij iu kominikua zyrtarisht akuza e pastrimit të parave. Abule ndodhet në masën arrest shtëpie i akuzuar në kuadër të dosjes Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës është përballur disa herë me drejtësinë ku ka kërkuar masë më të zbutur.
Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, Gjykata rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore.
Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.
Ndërsa më 8 korrik gjithashtu Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Erion Veliajt duke e lënë ate pas hekurave./vizionplus.tv





