SPAK heton tenderat e spitaleve/ Miliona për ushqimin, por pacientët ankohen për cilësinë
As karantina dhe as izolimi nuk e ka ndaluar Ministrinë e Shëndetësisë që në këtë periudhë të fatkeqësisë natyrore të firmosë disa tendera që arrijnë shuma me miliona euro.
Ndërkohë që vendi po përballet me një situate të vështirë ekonomie për shkak të pandemisë dhe paralizimit të bizneseve, fondet me miliona euro po kalojnë nga Ministria e Shëndetësisë tek kompanitë private, për më tepër përmes tenderave sekrete.
Alarmi është ngritur nga opozita, e cila ka kërkuar që SPAK të hetojë këto tendera ku mungon transparenca. Ish-Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili është shprehur per Vizion Plus se në këtë periudhë po vidhet edhe ushqimi i pacientëve ku sipas tij është dyfish krim
Tenderat janë zhvilluar në QSUT, në Spitalin e Traumës dhe në spitale rajonale ku ushqimi që serviret sipas denoncimeve të qytetarëve është skandaloz. Vaktet janë të pakta në sasi dhe nuk korespondojnë me paratë që kompanitë kanë marrë nga Ministria e Shëndetësisë.




