Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencën për të hetuar vrasjet e 21 janarit. Për pasojë, dosja i është kaluar për ndjekje prokurorisë se Tiranës.

 

Spak vëren se ngjarjet e 21 janarit mund të shqyrtohen prej saj vetëm në rast se bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal e po ashtu nëse urdhrat për vrasje janë dhënë nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

 

Vendimi i prokurorisë vjen pas dy padive të bëra nga partia socialiste dhe ministria e drejtësisë, të cilat akuzuan ish-kryeministrin Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha për 21 janarin.

 

Kallëzimet u bënë pas publikimit të një audio regjistrimi, ku dëgjoheshin punonjësit e gardës duke komunikuar mbi përdorimin e armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *