E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spaho-Ramës: Opozita e palëkundur për të mbrojtur demokracinë

Pas paralajmërimit të bërë nga kryeministri Rama ndaj mbështetësve të opozitës së do u ndalohet lëvizja në BE nëse tentojnë të ndalojnë zgjedhjet, ka ardhur reagimi nga radhët e demokratëve.

 

Në një postim në “Facebook”, nënkryetari PD, Edmond Spaho akuzoi kryeministrin se po përpiqet që të ruajë pushtetin përmes kërcënimeve e dhunës.

 

Reklamë

Spaho thekson se opozita është e palëkundur dhe se nuk do të tërhiqet nga aksioni saj.

 

“Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash. Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë