Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për ish-deputetin e PD Klevis Balliu, dhe tre qytetarët e arrestuar dy ditë më parë, ka reaguar ish deputeti demokrat Edmond Spaho.

 

Në fjalën e tij për mediat Spaho është shprehur se ky akt është qartësisht politik i ndërmarrë nga Edi Rama.

 

Sipas ish deputetit arrestimi i Balliut dhe tre qytetarëve të tjerë edhri si urdhër i dhënë nga kreu i qeverisë, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që bënë ata ishte mbrojtja e banesave të tyre.

 

“Kemi indicie të qarta qëq Edi Ram a është urdhëruesi për të burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë të Unazës së Re, me synimin që të frikësojë qytetarët, që të mos i bashkohen protestave. Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë.  Nuk ka manovër që e shpëton. Fundi i tij është i vendosur. Do të përfundojë në koshin e historisë. Sepse po sillet si dikator me popullin shqiptar. Njerëz që mbrojnë pronat e tyre, shtëpitë e tyre, jetën e tyre, fëmijët e tyre dëshirojnë t’i fusin në burg. Dhe ata jo vetëm që mbrojnë pronën personale, por mbrojnë edhe pronën shtetërore. I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t’i merrnin hajdutët. Dhe këta njerëz kërkohet që të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe vazhdojnë e bëjnë biznes me qeverinë dhe me Edi Ramën, vazhdojnë e marrin tenderat ato kompani. Kjo është drejësia e shtetit të Edi Ramës. I patë ato dy gratë me paterica? Ditën që morën Klevis Balliun dhe 5 të tjerë, e patë si ja kanë thyer këmbët asaj? U dënua njeri? Asnjë. Sepse ajo është e njerkës, se asaj i morën burrin për t’ia futur në burg, i kanë futur djalin në burg, i thyen edhe asaj këmbën, se mbron shtëpinë e vet. Ja, kjo është drejtësia dhe shteti i Edi Ramës. Kërkon të fusë në burg deputetë të opozitës, sepse ka frikë nga lëvizja e opozitës. Dhe kur, në Ditën e Evropës gjyqe politike dhe tentativa për të futur njerëz në burg politikisht. Ky regjim, i cili pretendon të shkojë në Evropë, sot që ndodhen këtu dhjetëra përfaqësues të rajonit, Rama, me veglat e tij në polici dhe në prokurori, përpiqet të fusë në burg përfaqësuesin politik të qytetarëve sepse guxojnë të ngrenë zërin kundër qeverisë dhe padrejtësive që bën kjo qeveri ndaj qytetarëve. Por të jeni të bindur që për ne nuk ka kthim pas. Ne do ta largojmë Ramën me çdo kusht e me çdo mjet.”

 

Gjithashtu në deklaratën e tij Spaho ka deklaruar se ai duhet ta harrojë që do të zhvillojë zgjedhje me 30 qershor. Sipas tij nuk ka zgjedhje, por vetëm largim të Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *