Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho sulmoi kryeministrin Edi Rama për përmbytjet e ditëve të fundit.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Spaho tha se Rama dështoi të mbante fjalën e dhënë, për t’u dhënë fund përmbytjeve në vend.

 

Ai shtoi se qytetarët duhet të reflektojnë dhe t’i japin mësimin e merituar.

 

“Shikoni Edi Ramën si gënjen dhe mashtron! Premtoi që do u japë fund përmbytjeve në zonat rurale, periferi e qytete. Realiteti, në 8 vite të qeverisjes së tij, Shqipëria është përmbytur 8 herë nga veriu në jug me humbje të jashtëzakonshme të pronës së qytetarëve. Nuk ka qytet sot në Shqipëri që të mos përmbytet me shiun e parë. Rekordin e mbajnë Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Berati ku janë kryer miliona euro investime fasadë, të cilat uji i ka hedhur në det. Ka ardhur koha që këtij mashtruesi t’i tregojmë vendin e ta hedhim në det.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *