Babale është kthyer në një debat të dy kampeve politike. Opozita përmes provave që zotëron thekson se asgjë nga ato që ka publikuar nuk është shpifje dhe se mazhoranca po perpiqet te fshehe te verteten ne lidhje me vellain e ministrit te Brendshem.

 

Nje panel të ftuarish në emisionin Real Story, të gazetarit Sokol Balla kane diskutuar në lidhje me akuzat që mazhoranca bën ndaj deputetit të Partisë Demokratike në lidhje me manipulimin e audiopërgjimit.

 

Në fjalën e tij Edmond Spaho është shprehur se nuk e shqetëson aspak fakti dhe akuzat e bëra nga qeveria, pasi sipas tij nëse e shohim dinamikën e ngjarjes që në fillim rezulton se ato jane pala denoncuese jo fajtoret, fajtoret qe duhet te kapen nga ligji eshte vellai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. I cili merret me trafik nderkombetar droge dhe që rezulton i dënuar ne Itali me 7 vjet e 2 muaj.

 

Ndër të tjera Spaho ka theksuar se Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë ministër i Brendshm, pasi ne kete ceshtje hetimi ka konflikt interesi. Nuk mund të jetë ai personi që të gjykojë apo të merret me hetimin e një kontrabandisti nderkombetar, pasi lidhja familjare qe kane me njeri tjetrin ndikon shume në manipulimin e provave dhe ne nderhyrjen e gjykimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *