Drejtuesi Politik i PD në Korçë, Edmond Spaho prezantoi programin elektoral të demokratëve para një grupi fermerësh.

 

Ai garantoi se mbështetje për bujqësinë do të jetë e madhe, ndërsa shtoi se të gjitha këto ndodhin pas 25 prillit. Spaho ka bindjen se në këtë datë opozita do të fitojë.

 

“Programi i PD garanton mbështetje të madhe për bujqësinë, pasi në zonat rurale jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia siguron 20% te prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit, pa burokraci, që prodhimi i tij të konkurrojë me prodhimet e huaja dhe djersa e fermerit të shpërblehet. PD do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien. Por ky program bëhet realitet pasi të heqim me votë Edi Ramën më 25 Prill. Kjo është nje ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqipëria fiton.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *