E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Video · Vendi

Spahiu: Të huajt larg duart nga reforma

I pari qe ka mbështetur qëndrimin e Partisë Demokratike kundër kompetencave vendimmarrëse te operacionit ndërkombëtar te monitorimit, ka qene kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, i cili ka dale para medias per te kërkuar mbrojtjen e sovranitetit te shtetit shqiptar, duke bere thirrje per bojkot te procesit.

“Përfshirja e ndërkombëtareve ne vendimmarrjen e reformës ne drejtësi është anti-kushtetuese dhe duhet bojkotuar. Demokratet dhe e gjithë opozita duhet te bojkotojnë nje proces arbitrar dhe shantazhi kundër sovranitetit te shtetit shqiptar.”

Spahiu shihet si nje prej aleateve te rinj te PD, e cila është shprehur e hapur për nje koalicion me te dhe Lulzim Basha u pa ne krah te Spahiut pak jave me pare,  duke ndjekur se bashku ndeshjen e Shqipërisë.

 

Më shumë video

Reklamë