E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spahiu: PD, parti familjare që drejtohet nga Berisha! Basha është rrogëtar

Kreshnik Spahiu e quajti Partinë Demokratike një “parti familjare” që vetëm konsolidon pushtetin e Edi Ramës.

 

Për emisionin “Quo Vadis”, Spahiu theksoi se Sali Berishën është kryetari i vetëm i opozitës shqiptare, ndërsa Basha është thjesht një rrogëtar.

 

“Nuk bëhet fjalë për surprizë, as zhgënjim. Është një déjà vu i gjithë kongreseve të tjera, nuk ka ndonjë regres. Demokratët e kanë luftën me njëri-tjetrin, jo me Edi Ramën. Sot ajo parti nuk ka një intektual i viteve 90, është një pari familjare. Jemi në një rrezik permanent. Opozita shqiptare ka vetëm një kryetar, Sali Berishën. Basha është rrogëtar. Nuk bëjnë gjë tjetër, veçse konsolidojnë Edi Ramën në pushtet. Ata kanë asgjesuar pluralizmin politik.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë