Pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i bllokuar të gjitha fondet Bashkisë së Shkodrës, me argumentin se ka përfunduar sot mandati i kryebashkiakes Voltana Ademi, ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Spahia i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të mos e provokojë Shkodrën, pasi sipas tij, shërbimet ndaj qytetarëve janë një detyrim kushtetues.

 

“MOS E PROVOKO SHKODREN EDI RAMA!

Nuk priti as 24 ore, pa e nxjerre ne pah mllefin politik, qe ende nuk e ka kapur Shkodren si bashkite e tjera, natyrisht per shkak se perzgjedh kriminele per te perfaqesuar qeverisjen e vet.

Me urdher politik e pa nje reference ligjore Ministria e Financave bllokon permes deges se thesarit procedurat e likuidimit per fondet dhe investimet e bashkise Shkoder. 11 vjet ne krye te bashkise Tirane, Edi Rama e ka te qarte se nuk po bllokon Voltana Ademin por vec u heq sherbimet qytetareve te bashkise Shkoder. Mllefi qe e katandisen ne 5% pjesemarrje eshte aq i madh sa te sakrifikoje edhe qytetaret e 5 %-it qe i votuan  kandidatin e inkriminuar. Socialistet e Shkodres po e kane te qarte qe per Ramen, jane thjesht numra ne funksion te karriges se tij, e jo banore te nje qyteti qe kryeministri ilegjitim u mburr se e ka prioritet. A do pranoje 5%-shi te haje bar per partine? E sigurt eshte se 85% e shkodraneve nuk do e pranojne! Prandaj Edi Rama leri provokimet! Sherbimet ndaj qytetareve jane nje detyrim kushtetues, e per to paguajne taksa, jo te ardhurat e Surrelit qe i menaxhon si te duash!

#Turp”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *