E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Vendi

Prerje dhe transport i paligjshëm i druve në Kukës dhe Dibër, IKMT bllokon 5 m³ lëndë drusore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka evidentuar dy raste të prerjes dhe transportit të paligjshëm të lëndës drusore në qarqet Kukës dhe Dibër.

Në zonën e njohur si stanet e Lusnës, Drejtoria Rajonale e IKMT-së Kukës bllokoi 5 metër kub dru zjarri, të transportuar pa dokumentacionin përkatës.

Reklamë

Autorët u shoqëruan nga policia, ndërsa lënda drusore e konfiskuar iu vu në dispozicion Njësisë Administrative Ujmisht, për ngrohjen e shkollës dhe qendrës së fshatit.

Ndërkohë, në aksin rrugor Linos–Guri i Bardhë–Martanesh, IKMT Dibër bllokoi një automjet të ngarkuar me lëndë drusore pa dokumentacion. Për rastin janë marrë masa administrative me gjobë dhe bllokimin e lëndës drusore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.