E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spahia: Fluks qytetarësh para spitalit të Shkodrës që presin për vizitë

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia publikoi në rrjetet sociale disa foto nga spitali i Shkodrës.

 

Sipas tij, qytetarët grumbullohen para spitalit për t’u vizituar, por mbingarkesa spitalore nuk u ofron atyre shërbimin e duhur, duke ndihmuar në përhapjen e virusit.

 

“Po ndodh në Shkodër: fluks qytetarësh para spitalit rajonal që presin për vizitë. Mbingarkesa që u është lënë në kurriz mjekëve nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi prej autoriteteve bën që ky proces pritjeje të sjellë përhapje të virusit Covid-19. Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin. Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh! #Turp”

Vazhdo të lexosh

Reklamë