Përfaqësuesi i PD, Bardh Spahia e shikon të si dëmshëm mbledhjen e Komitetit Teknik të ngritur nga qeveria që pati këtë të enjte një takim online me kryeministrin Rama.

Spahia thotë se ekspertët e Ramës shpërfillën faktet imazherike të nxjerra nga mjeket që konfirmojnë se koronavirusi ka qënë në Shqipëri që në muajin janar.

“Mjekë imazheristë u janë rikthyer kontrolleve që kanë bërë në Janar dhe kanë publikuar pamje imazherike ku dallohen shenjat e Covid. Ato janë fakte me figurë. Po aq kokëforte si fakte janë tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor! Pra ka qenë Covid? Këtë “ekspertët” nuk e shpjegojnë, e as pamjet imazherike të specialistëve të fushës. Virusi ka qenë në Shqipëri në që Janar, por ekspertët e Ramës e mohojnë pa sjellë asnjë fakt, por duke dhënë vetëm opinionin që i pëlqen kryeministrit. Asnjë studim nuk ka as se sa qytetarë e kanë kaluar, sepse Edi Ramës nuk i pëlqen e vërteta, por vetëm trillimi i vet dhe “ekspertët” bëhen verbtazi pjesë e llogarive personale politike të kryeministrit! Të rrojë partia e vazhdojmë sipas skenarit!”

Në mbledhjen e Komitetit Teknik, disa nga ekspertet dhe mjekët thanë se nuk ka asnjë prove që të vërtetojë se Covid-19 ka qarkulluar në Shqiperi më herët sesa muaji mars kur u evidentua edhe pacienti “zero”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *