E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot zhvillohet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës më 20 janar, në orën 11:00.

Në një njoftim për media është bërë e ditur se të hënën në rend dite janë tri pika:

-Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

-Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe

-Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Mbajtja e kësaj mbledhjeje është planifikuar ndonëse Kosova vazhdon të mos ketë qeveri.

Më 6 tetor të vitit të kaluar, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fituese ka dalë, Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deri më tani, liderët e të dy partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë takuar 8 herë me synimin për të përmbyllur një marrëveshje për koalicion, mirëpo të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.​/R.E.L

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh