Pas suksesit të natës së parë spektakli më i dashur, “Albania’s Got Talent” sjell puntatën e dytë, vetëm në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.
Emocione të forta, komente pikante por mbi të gjitha dhe spektakël priten edhe sonte në mbrëmje, ku të tjerë konkurrentë do të shpalosin talentet e tyre para anëtarëve të jurisë, Agron Llakajt, Adelina Ismajlit, Ledina Çelos dhe Kastro Zizos.
Lexo edhe :
Related Posts
Përmes interpretimeve të veçanta, e të pazbuluara më parë në ekranet televizive, edhe talentet e kësaj të hëne do të luftojnë për të rrëmbyer katër po-të e jurisë. Por cili prej tyre do të marrë “Golden Buzzer-in e mbrëmjes?
Spektakli i rekordeve në të gjithë botën theu rrekod edhe në Shqipëri. 8-vjeçarja Maren Tare në akrobaci, balerinët e vegjël Beklisa dhe Marvin, Klejvi Kapeta me zërin e tij të veçantë, apo performanca me rërë e Fatmir Murrës kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale përgjatë kësaj jave.
Nën moderimin e Isli Islamit, ky produksion i Vizion Plus premton edhe këtë të hënë një mbrëmje magjike. Ndaj për të mos humbur talentet e radhës, por dhe shumë surpriza, “Albania’s Got Tatent”, ju lë takim në orën 21.00.
Spektaklin mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Vizion Plus në Youtube, si dhe në të gjitha rrjetet sociale./vizionplus.tv





