Sonte ne mbrëmje, ne orën 20:45 luhet sfida e superkupes se Italisë mes Juventusit dhe Lazios. Ndeshja këtë vit do te zhvillohet ne stadiumin olimpik te Romes, ndryshe nga sezoni i kaluar ku finalistet u ndeshen ne Katar. Këtë here drejtuesit e futbollit italian vendosën që superkupa t’i paraprijë sezonit, duke patur parasysh që kampionati starton pikërisht fundjavën e ardhshme. Juventusi, qe është edhe rekordmeni i këtij kompeticioni do te kërkoje trofeun e 8, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Lazios nuk fiton ndaj “Zonjës se vjetër” prej 14 ndeshjesh.

 

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka treguar dje se në formacionin fillestar e kanë të sigurt postin e titullari vetëm Buffon, Higuain, Dybala dhe Manxhukiç, ndërkohë që të tjerët mbeten për t’u zbuluar.

 

Te “bardhekaltrit” do të mungojë Keita, ndërkohë që sulmi do t’i besohet Immobiles. Strakosha do të jetë që nga minuta e parë në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, ndërsa kjo do të jetë hera e katërt që këto dy skuadra do të përballen në një finale të këtij kompeticioni.

 

Ndërkohe ne Spanjë e gjithë vëmendja do te jete e përqendruar ne ‘Camp Nou’, aty ku do te luhet ‘El Classico’ i pare i sezonit te ri futbollistik.

 

Reali i Madridit vjen ne këtë ndeshje si kampione e La Ligas, ndërsa Barcelona si fituese e Kupës se Mbretit.

 

Skuadrat kanë ndryshuar shumë pak nga sezoni i kaluar. Tek ‘Katalanasit’ do te mungoje braziliani Neymar, i cili u transferua tek PSG. Vendin e tij pritet ta zëre Deloufeu, i cili do jete përkrah dyshes se pazëvendësueshme Messi-Suarez, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Iniesta, Rakitiç dhe Buskets.

 

Në krahun tjetër tekniku Zinedin Zidane do të luajë me zgjedhjet e tij të zakonshme, teksa përpara do të jetë treshja BBC, ndërkohë që pas tyre do të luajë Isko.

 

Kasemiro dhe Kros do të formojnë dyshen e mesfushës, ndërkohë që Modriç nuk do të jetë në këtë ndeshje, për shkak se u ndëshkua me karton te kuq ne ndeshjen e fundit ne kampionat.

 

Zidan në tre ndeshjet e fundit kundër Barcelonës nuk njeh fitore, ndërsa sfida e se dielës do të jetë një rast i mirë për të ndërprerë këtë seri negative.

 

Ndeshja e sotme në “Camp Nou” starton në orën 22:00, ndërkohë që ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu” do te zhvillohet pas 3 ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *