E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Sot Shqipëri-Moldavi/ Të paktën 4 ndryshime në formacion

Shqiperia do te luaj sonte ne Elbasan Arena ndaj Moldavise , nje tjeter sfide per te provuar sa funksionon skema e teknikut Reja por edhe nje sforco per ti dhuruar fitoren e pare trajneri te ri te kuqezinjve .

Por ne kete perballje , numri nje i pankines shqiptare pritet te beje disa ndryshime te pakten keshtu u duk edhe nga konferenca e tij e fundit per shtyp .

Prapavija mbetet po ajo me Berishen ne porte ndersa ne mbrojtje Ismajli dhe Veseli me dyshimin e vetem a do te jete Dermaku qe nga minuta e pare.

Mavraj eshte deklaruar i demtuar por ne stervitjen e fundit u testua ne grupin e formacionit te pare .

Reklamë

4 lojtare qe luajten ne Islande priten te ulen ne stol ne kete perballje . Ne mesfushe Basha pritet ti lere vendin Kaces ndersa Lenjani do te zevendesohet nga Naser Aliji .

Konfirmohen  Xhaka dhe Hysaj ndersa nje tjeter risi pritet te jete sulmi .

Ka shume mundesi qe dyshja Balaj-Cikalleshi te zevendesohet me Uzunin dhe Sadikun, ndoshta dy lojtare qe i japin me shume efikasitet repartit ofensiv .

Më shumë video

Reklamë