E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sot shorti i Uefa Champions League, goglat e lira mund të sjellin duele të mëdha

Hidhet sot ne 12:00 në Nion të Zvicrës shorti i fazës cerekfinale dhe gjysmëfinale të uefa champios league.

Rregullorja e shotit përcakton se goglat janë të lira, cfarë do të thotë se shorti mund të vendosi përballë dhe  skuadra nga i njëjti vend.

Ndeshjes e fazës cerekfinale  do të luhen nga data 12 deri në 15 gusht ndërsa faza gjysmëfinale do të luhen  në 18 dhe 19 gusht.

Reklamë

Sfidat do të jenë të gjitha teke e me sistem grumbullimi në Lisbonë në dy stadiumet më të mira Jose Alvalade dhe Da Luz.

Ky i fundit do të mirepresë edhe finalen e madhe në 23 gusht.

Megjithatë, champions league që është një ekskluzivitet i Vizion Plus dhe Tring, do të nisë me heret në datat 7 dhe 8 gusht me 4 ndeshjet e mbetura të fazes se 1/8.

Ekipet qe kane siguruar deri tani kualifikimin per ne cerekfinale jane Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig e Paris Saint-Germain.

Nderkohe ndeshjet e kthimit te 1/8 nga ku do percaktohen 4 cerekfinalistet e tjere jane: Juventus-Lion (0-1), Barcelona -Napoli (1-1), Bayern Munchen-Chelsea ( 3-0) dhe Manchester City-Real Madrid (2-1).

Vazhdo të lexosh

Reklamë