Sot në mbrëmje kombëtarja shqiptare luan një nga duelet më vendimtare për ëndrrën ” KATAR  2022” .

 

Kuqezinjtë ndeshen ndaj kundërshtarit direkt në grup, Polonisë,  në një sfidë që të dyja kanë detyrim vetëm fitoren .

 

Dy nga mungesat me të rëndësishme për skuadën tonë mbeten Berat Gjimshiti i dëmtuar dhe Sokol Cikalleshi i cili rezultoi pozitiv me Covid19 një ditë më parë .

 

Megjithatë trajneri italian duket se i ka gjetur dhe zëvendesuesit për të ndalur një nga golashënuesit më të mirë në Europë si Robert Levandovski.

 

Me skemën 3-5-2, tekniku Eduardo Reja , do të hedhi në fushë që nga minuta e parë gardianin Etrit Berisha i cili do të mbajë dhe shirittin e kapitenit ,në mbrojtje është treshja e kampionaitit italian Ismjali , Kumbulla dhe këtë herë në vend të Gjimshitit , do  të jetë  Frederik Veseli. Krahët e mbrojtjes janë po të njjëjtë , Hysaj dhe Trashi që do të shërbejnë për mesfushën  Klaus Gjasulën , Keidi Baren dhe Nedim Bajramin.

 

Ndërsa sulmi ka ndryshime në mungesë dhe të bomberit Sokol Cikalleshi , në fushë do të jetë dyshja  Rei Manaj së bashku me talentin Aramando Broja .

 

Aktualisht Shqipëria është në kuotën e 15 pikëve , 1 më pak se polakët e vendit të tretë kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje për tu luajtur.

 

Për këtë arsye një fitore e mundshme e kuqezinjvë mund ti bëntë dhe me reale shpresat për një kualifikim në Play-Off e Botërorit.

 

Sfida Shqipëri – Poloni do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin kombëtar Air Albania në Tiranë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *