Subscribe

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dalë mesditën e kësaj të shtune para trupës gjykuese për vlerësimin e masës së sigurisë.

Që prej orës 12:30, seanca po vijon me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa Ilir Beqaj ka kundërshtuar akuzat se ka kryer korrupsion me fondet e BE kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Koordinimit të Ndihmës së Huaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Ilir Beqaj u arrestua të enjten në mëngjes për korrupsion, mashtrim dhe fshehje të pasurisë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka përfituar miliona lekë me tendera të paracaktuar dhe me fatura fiktive, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë shteterore e programimit strategjik dhe koordinimit te ndihmes.

Veç Beqajt, në pranga ranë edhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj ishte emëruar nga Beqaj si koordinatori i një projekti të financuar me fondet e Bashkimit Europian.

Ilir Beqaj po hetohet ndërkohë edhe për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *