Subscribe

Mbrëmja e kesaj te shtune rikthen në ekranin e Vizion Plus spektaklin më të ndjekur të humorit. “Al Pazar” nis sezonin e ri duke festuar njëherësh edhe 10 vjetorin. Autori Agron Llakaj premton të qeshura pa fund ndërsa nuk do të mungojnë edhe aktorët e rinj.

Humori është servirja më e mirë e problemeve të përditshme. Ndaj “Al Pazar” rikthehet në ekranin e Vizion Plus me të njëjtin mision.

Agron Llakaj që e ka shndërruar këtë teatër në një shkollë aktrimi, ku jehon ironia therëse deri në sarkazëm, së bashku me dozat e shakasë së kripur, këtë të shtunë feston dhjetë vjetorin e “Al Pazar”.

 

“Al Pazar ka qene dhe mbetet një shtëpi ku hyjnë fëmijë e dalin të rritur, me pak fjalë është kthyer në një akademi të humorit, por në simbolikën e vet ka qëndruar në çdo tavolinë të shqiptarëve, me humorin dhe satirën, se në fund të fundit kz është misioni jonë.

 

Për të dytin sezon radhazi, nën moderimin e bukuroshes Inger Skura, ky spektakël vjen me surpriza.

 

“Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam ndjerë shumë emocion shumë mbështetje nga i gjithë stafi. 10 vite në fakt janë shumë, shumë sukses dhe jam e lumtur që në këtë 10 vjetor jam pjesë e “al pazar”. Si gjithmonë do të sjellim shumë humor, shumë numra të rinj për të gjthë publikun tonë të dashur që mezi na pret.”

 

Spektakli i humorit edhe këtë herë nis pa praninë e publikut, ndaj aktori Xhevahir Zeneli shprehet i trishtuar për këtë fakt.

 

“Urojmë që mos ndodhë si vitin që iku sepse me thënë të drejtën më ka marrë malli për syte e publikut. Ne jemi pergatitur për të dyja variantet edhe me publik edhe pa publik por urojme të fitoj e para. Mirë është që ta fillojmë këtë sezon të ri bukur”

 

Por, ata që e përjetojnë më shumë emocionin e skenës janë aktorët e rinj.

 

“Në të gjithë skaletën e shfaqes ka personazhe të reja, numra të rinj, pa u larguar nga tradicionalët, por kemi goxha gjera të reja dhe besoj se në këtë 10 vjetor do të jetë diçka ndrshe e do të gëzojmë ndryshe.”

 

Në teatrin e humorit nuk do të mungojë muzika e mirë dhe të ftuarit specialë.

Al Pazar që është shndërruar viti pas viti në spektaklin më të ndjekur të fundjavës, iu lë takimin e parë të këtij sezoni kete te shtune  në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *