Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar disa rregulla për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të virusit.

Në një postim në “Facebook”, ministrja bën thirrje që me lehtësimin e masave shtrënguese është e domosdoshmë që çdo qytetar të tregojë kujdes në mënyrë që të ruajë veten dhe të tjerët.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan Manastirliu.

Këtë të hënë ka nisur hapja e parukerive, berberëve, klinikave dentare dhe dyqaneve në qendra tregtare, sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe.

Po ashtu, do të shtohen si zona të gjelbra bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *