Për kete te marte vendi ynë do të vijojë të jetë nën  ndikim të kushteve atmosferike te paqendrueshme.

Moti parashikohet  me  vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë deri në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet duke mbetur prezente të herëpashershme deri në orët e pasdites por me intensitet të ulët. Në zonat malore në lartësin mbi 800-900 metra reshje bore me intensitet të ulët.

 

Era do të fryjë me drejtim  jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:  në zona malore 1 deri 4°C , në zona e ulëta -2 deri 11°C  dhe në zona bregdetare 4 deri 12°C.

 

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet  me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet te ulet dhe mesatar. Në zonat malore të rajonit reshje bore me intensitet deri mesatar.

 

Sa i përket kontinentit Europian, Europa Jugore Ishujt Britanik do të jenë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Reshje shiu dhe borë me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa pjesa tjetër e kontinetit do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *