Subscribe

Pese degët e Partisë Demokratike ne qarkun Berat, zhvillojnë sot votimet për primaret që do të nxjerrin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

 

Në të gjitha degët sipas parashikimit, pas verifikimit të fletëve të votimit, listës së votuesve, proçesverbaleve zgjedhore etj dhe gjithçka është duke vijuar normalisht.

 

Gara për pjesëmarrësit u hap rreth një muaj më parë dhe pikërisht sot do të jenë anëtarët e PD-së dhe simpatizantët, të cilët të pajisur me një kartë të posaçme do të votojnë  gjatë ditës së sotme emrat e kandidatëve që janë bërë pjesë e primareve.

Kandidatët i kanë prezantuar më herët platformat e tyre para qytetarëve të bashkive përkatëse,ku ata do të kandidojnë në primare.Në degën e Partisë Demokratike Berat votohet për 3 kandidatët: Zija Ismaili, Sazan Guri dhe Klejdi Spahiu dhe zgjedhjet për primaret po kryhen në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”.

 

Në degën e Partisë Demokratike Kuçovë votohet për një kandidat të vetëm që është Lefter Maliqi.

 

Në degën e Partisë Demokratike Dimal do të votohet për 2 kandidatët Thoma Rumniçi dhe Gentjan Meçi.

 

Në degën e Partisë Demokratike Poliçan votohet sot për 1 kandidat që është kryetari i PD-së Poliçan Behar Xhaferraj dhe në degën e Partisë Demokratike Skrapar do të votohet për kandidatët kandidatin e vetëm Eugen Mustafallari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *