Italia dhe Spanja do të përplasen sonte në mbrëmje në San Siro, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kombeve, në një duel që rikthen në vëmendje të njëjtën sfidë të luajtur pak muaj për Kampionatin Europian. Në gjysmëfinalen e Europianit, axurrët fituan vetëm me 11-metërsha, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1 me 1 ndaj edhe për teknikun Mancini, Spanja duhet vlerësuar maksimalisht aq më tepër që në 38 ndeshje në histori mes dy kombëtareve, ka një ekuilibër perfekt me nga 11 fitore secila. Trajneri kampion Europe ka shansin të futet në histori, të fitojë dy trofe me Italinë brenda pak muajsh dhe të vazhdojë të thelloje rekordin e pathyeshmërisë që axurrët ndërkohë e kanë të tyrin. Shqetësimi më i madh është mungesa e dy sulmuesve pykë, Imobile dhe Beloti, të dy të dëmtuar. Kjo do ta detyrojë Mancinin të luajë me 9 falls, si Lorenco Insinje ndërsa rreth tij do sillen Berardi dhe Kieza. Listës së mungesave në raport me takimin e muajit korrik, I shtohet Spinacola që do zëvendësohet nga Emerson Palmieri, ndërsa në qendër të mbrojtjes në krah të Bonuccit me gjasë do jetë Bastoni më shumë sesa Kielini. Veç trofeut, ka një arsye më shumë për ta vlerësuar maksimalisht këtë duel me Spanjën dhe finalen hipotetike, pasi fituesi do të shkojë direkt në Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm. Kjo është arsye përse Luin Enrike ka kërkuar nga ekipi përqendrim maksimal për të fituar sonte në San Siro, ku biletat janë shitur të gjitha. Iberikët nuk kanë në dispoizcion Moratën e dëmtuar, ndërsa Brahim Diaz dhe Luis Alberto nuk janë grumbulluar fare. Azpilikua dhe Buskets do të udhëheqin një ekip të rinuar goxha nga Luis Enrike. Dueli tjetër gjysmëfinal luhet të enjten mes Belgjikës dhe Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *