Subscribe

Tingujt e muzikës arbëreshe do të vijë sonte në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus ne spektaklin “Këngë Moj”. Këngët do të interpretohen me mjeshtëri nga disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

 

 

ARDIAN TREBICKA

 

KENGETAR

 

“Nata arbereshe është një natë që deri diku më përfaqëson mua sepse në albumet e mia ka këngë arbëreshë. Unë kam kënduar një këngë solo që titullohet “shkova nga dera jote”, që unë kam ndërtuar dhe albumin e katërt po me të njëjtin titull. Kam dhe një duet me Eranda Libohovën, është një këgë që e kemi kënduar dikur por është e papublikuar.”

 

 

VIKENA KAMENICA

 

KENGETARE

 

“po ku ka më bukur se të jeshtë pjesë e natës arbëreshe, normalisht ne i kemi kënduar gjithmonë këngët arbëreshe, unë i kam pasur të preferuarat e mia dhe i kam mbajtur në repertorin tim. Dhe ndiehem shumë e kënaqur që do jem pjesë e alegrisë, e bukurisë së kësaj nate e gjithë gëzimit e notave gjithë dashuri por dhe gjithë mall që arbëreshët i kanë kënduar gjithmonë.”

 

 

OLTA BOKA

KENGETARE

 

“Kemi dy interpretime, unqë një e kam solo dhe një me gjithë kënaqësinë më të madhe e këndoj me Stivin. Janë këngë tipike arbëreshe që ne kemi kënaqësinë shumë të madhe për ti kënduar, kemi marrë dhe asistencën e këngëtarëve arbëresh që janë të ftuar sot për të na ndihmuar me tekstin.”

 

E veçanta e kësaj nate është se nuk do të mungojnë as të ftuarit special nga arbëreshët.

 

 

ANNA STRATIGO

KENGETARE ARBERESHE

“Për mua ëshët një kënaqësi, se ne jemi një gjuhë një gjak e një zemër. Kur unë këndoj si një arbëreshe dhe këndoj në këtë gjuihë në vendin e skënderbeut, për mua është një gëzim shumë i madh.”

 

Këngët më të bukura arbëreshe do të keni mundësi t’i ndiqni në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *