Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 July 2025
Vizion fokus

Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek Arsenal

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike

Alonso kërkon mesfushorin e Liverpool, Real Madrid bën gati...

Zjarr në fshatin Skuraj të Kurbinit/ Përfshihet masivi pyjor,...

Umbria Jazz, policia shqiptare krah për krah oficerëve italianë

Zajrr në Dimal, marrin flakë barishtet në anë të...

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i...

“Çelësat e karburantit ishin të kyçur, motorët e aeroplanit...

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin e Chelsea

Sot miqësorja Shqipëri-Bullgari/ Sylvinho ndryshon formacionin, interes jo i lartë nga tifozët

17 Tetor 15:00

Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 një test miqësor kundër Bullgarisë në stadiumin kombëtar në Tiranë.

 

Për teknikun Silvinjo kjo është një sfidë ku ai do të mund të kënaqë një pjesë të lojëtarëve të cilët kanë lujatur pak ose aspak në duelet kualifikuese.

 

Kuqezinjtë do të pësojnë një rrotacion të konsiderueshëm në formacion, me ndryshime nga porta deri në majë të sulmit.

 

Në katërkëndsh do të jetë Tomas Strakosha, në vend të Berishës që luajti sfidën e fundit kundër Çekisë.

 

Në të djathtë të mbrojtjes hapësirë për Ivan Balliun, që luan në La Liga.

 

Në qendër të mbrojtjes, Mihaj do të marrë vendin e Gjimshitit. Ndërkohë që Arild Ajeti rikonfirmohet, ashtu sikurse rikonfirmohet në të majtë të mbrojtjes edhe Marjo Mitaj.

Në mesfushë Silvinjo nuk heq dorë nga dyshja e Serisë A, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami. I vetmi që do sakrifikohet për testin miqësor është Ramadani, në vendin e të cilit do të luajë Qazim Laçi.

 

Më në fund minuta si titullar për talentin e legias së varsagavës Ernest Muçi, i cili së bashku me Jasir Asanin do të mbështesë Myrto Uzunin i vendosur në të majtë të sulmit.

 

Gjasat janë që të bëjë debutimin në këtë ndeshje si zëvendësues edhe ish-talenti i Bajernit Marvin Çuni, i cili aktualisht luan me Frosinone në Itali.

 

Në tërësi kjo sfidë vjen në ditë entuzuiazmi dhe plot komoditet për Silvinjon për shkak të atmosferës së krijuar nga fitorja e madhe 3-0 me çekinë që na ka afruar ndjeshëm me kualifikimin në europina.

 

Megjithatë, kjo situatë nuk është përkthyer e gjitha në interest ë madh për ta ndjekur ndjeshjen nga stadiumi. Kjo pasi janë shitur deri tani diçka më shumë se gjysma e biletave. Pas miqësores së sotme kundër Bullgarisë, kuqezinjtë do të shpërndahen në klubet e tyre për të pritur me shumë kërshëri ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor, ku përfqësuesja jonë do të mund të kualifikohej në europian edhe nëse merr vetëm një pikë në duelin e parë kundër Moldavisë.

Posted Under:
Kryesoret Sport
Tagged:
Bullgari Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek Arsenal

më shumë...

Alonso kërkon mesfushorin e Liverpool, Real Madrid bën gati 100 milionë euro

më shumë...

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve

më shumë...

Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin e Chelsea

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:24

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon...

10:13

Pse është e rëndësishme të falim?

9:56

Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek...

9:33

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike

9:22

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

9:03

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani...

8:33

Alonso kërkon mesfushorin e Liverpool, Real Madrid...

8:22

Zjarr në fshatin Skuraj të Kurbinit/ Përfshihet...

8:10

Umbria Jazz, policia shqiptare krah për krah...

8:03

Zajrr në Dimal, marrin flakë barishtet në...

7:53

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet...

7:35

Ju sëmur kondicioneri, ja si të shpëtoni...

7:00

“Çelësat e karburantit ishin të kyçur, motorët...

6:45

Si të shpëtosh nga nevoja për tu...

6:29

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash...

6:18

VIDEO/ Vatër e madhe zjarri në Skuraj,...

6:16

Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin e Chelsea

6:05

Adrian Bajrami largohet nga Benfika, ku do...

5:58

EMRAT/ Rokadë në kupolën e Policisë së...

5:52

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Nuk është Alba! Zbulohet historia e dashurisë së Lim H...
  • “Duhet shkundur e gjithë pema”, Rama: Të shkarkohen drejtorë...
  • Jep dorëheqjen kreu i AMP
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Rama: Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës, r...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services