E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Sot mësohen finalistët e fundit, juria e “Albania’s Got Talent” do të zgjedhë mes 10 konkurrentëve

Rrugëtimi i konkurrentëve të spektaklit “Albania’s Got Talent” po i afrohet fundit. Sot do të mbahet gjysmëfinalja e katërt, nga e cila do të shpallen dhe dy finalistët e radhës.

Një mbrëmje emocionuese, por dhe plot të papritura do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus.

Teksa na ndan vetëm një javë nga finalja e madhe publiku pret me padurim se kush do të jenë dy talentet e mbrëmjes që do tu bashkohen finalistëve të zgjedhur nga tri gjysmëfinalet e mbajtura, por dhe atyre që janë bërë pjesë përmes butonit të artë në netët e audicioneve.

Këto përzgjedhje mbeten sfiduese për Agron Llakajn, Adelina Ismajlin, Ledina Çelon dhe Kastro Zizon, pasi do duhet të  që të zgjidhnin mes më të mirëve.

Edhe kjo gjysmëfinale e katërt premton surpriza dhe performanca që vetëm spektakli “Albania’s Got Talent” di të sjellë.

Ethet e garës, konkurrenca e fortë dhe dëshira për të qenë pjesë e finales do t’i bëjë 10 konkurrentët e fundit të japin më të mirën e tyre.

Ndaj mos e humbisni këtë gjysmëfinale të fundit të “Albania’s Got Talent”, ku jo vetëm do të shijoni një spektakël të vërtetë por do të zbuloni dhe 2 finalistët e fundit, në orën 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë video