Një tjetër javë dinamike, plot sfida dhe tension po mbyllet në fermën e vipave.
Fermerët janë përballur me sfida që testojnë aftësitë e tyre fizike dhe mendore.
Nga kujdesi për kafshët te mbjellja e bimëve, përgatitja e ushqimit për të gjithë grupin, janë bërë pjesë e rutinës së përditshme të fermerëve.
Por në krye të këtyre punëve këto ditë ka qenë kryefermerja e zgjedhur, Alba Pollozhani, e cila me marrjen e titullit ka nisur menjëherë me detyrimet.
Shpesh Alba ka kërkuar bashkëpunim mes konkurrentëve të cilët duket se nuk e kanë pritur mirë postin e ri të fermeres duke krijuar shpesh debate për mënyrën e organizimit dhe ndarjes së punëve.
Ditët kanë qenë të ngarkuara për fermerët tanë. Kryeplak Albano, ka qenë ai që ka njohur fermerët me sfidën e radhës.
Një sfidë shpejtësie dhe shkathtësie për të ndërtuar dy kasolle ka vënë konkurrentët përballë njëri-tjetrit.
Të ndarë në dy grupe kanë nisur menjëherë nga puna dhe sigurisht që për fituesit pati një shpërblim, ndërsa ata që humbën nuk mund të mbeteshin të padënuar.
Erand Sojli dhe Frederik Ndoci u deleguan nga Agai për t’u kujdesur për ushqimin dhe pijet gjatë kohës që pjesa tjetër po punonte për ndërtimin e kasolleve.
Kejsi, Andueli dhe Big Basta të cilët sipas një zgjedhje unanime nga fermerët e grupit fitues u ndëshkuan duke u dërguar në shtëpinë e fakirit.
Siç e do tashmë rregullorja e këtij formati, fakirët nuk mund të komunikojnë me pjesën tjetër por ata do të jenë në shërbim të tyre sa herë t’u kërkohet.
Gjatë kësaj jave nuk kanë munguar edhe momentet epike, humori si dhe batutat.
Një fidan ulliri në fermë i mbjellë nga 15 fermerët do të mbetet kujtimi më i bukur i tyre, si dhe një shenjë fermerët e edicioneve të ardhshme.
Televotimi i hapur prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, do të sjell të tjera dinamika në lojë.
Ndërsa sonte në mbrëmje priten të marrin zë shumë zhvillime të ndodhura gjatë këtyre ditëve. Si do të shkojë raporti i Limit me Albën? Cilat janë miqësitë dhe grupimet e formuara në fermë? Cilat do të jenë sfidat e menduara nga Agai këtë herë që do të çojnë në televotim për eliminim një prej konkurrentëve të hënën?
Zhvillimet e fundit që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 2” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21.00 në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv