Sot ne oren 17. 00 do te zhvillohet mbledhja e pare e Keshillit Politik e cila shenon zbatimin e marreveshjes mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore.

Ne kete Keshill do te marrin pjese 5 perfaqesues nga opozita; dhe 5 nga parlamenti.

Mbledhja do te zhvillohet me dyer te mbyllura dhe Keshilli do te autorizoje platformen e punes per reformen. Por pertej kesaj, sipas kryetares se LSI, Keshilli ka edhe nje rendesi tjeter.

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

 

Miratimi i Reformës Zgjedhore dhe krijimi i Këshillit Politik, me një dakordësi të tillë krijon hapësirën për të diskutuar edhe shumë gjëra të tjera. Për të diskutuar edhe gjëra të tjera, duke filluar që te Kodi Penal, sepse ti nuk mund të kërkon kriminalizimin e sistemit te Kodi Elektoral. Por funksionimi i shumë gjëra të tjera mund të jenë edhe pjesë e kësaj tryeze. Produktiviteti i kësaj tavoline do të jetë Reforma Zgjedhore. Nëse kjo tavolinë do të jetë produktive, pse jo kjo tavolinë mund të vijojë dhe me diskutime të tjera përsa i përket hapave dhe përgatitjeve të zgjedhjeve të reja.

 

Pas mbledhjes se Keshillit, do te nise punen grupi me 4 perfaqesues te opozites e parlamentit, i njejti qe firmosi edhe marreveshjen e qe do te realizoje reformimin e ligjit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *