Shqipëria sfidon Maqedoninë ne Strumice ne orën 20:45 ne nje ndeshje ku kërkon te çimentoje vendin e trete ne grupin eliminator te botërorit, por edhe te thyeje disa tabu përballë fqinjëve te tyre. Kuqezinjtë asnjëherë nuk kane fituar ne fushën e Maqedonisë, as një trajner qe ka drejtuar kombëtaren nuk ka debutuar me dy fitore radhazi, ndërsa ne rast ten je fitoreje Shqipëria do te kishte 5 fitore dhe 15 pike akoma pa mbyllur edicionin.

 

“Kemi ardhur per ta fituar ndeshjen pastaj te shohim çfarë na sjell fati. Nuk firmosim per një barazim pasi hyjmë ne fushe me kurajo, pasi jemi te ndërgjegjshëm per cilësitë tona. Por nese luajmë si 30 minutat e para me Luksemburgun, me siguri do te vuajmë shume, pasi nuk ishin shume pozitive, ishim shume te ngadalte.”

 

Mes disa dilemave per formacionin, ajo qe konfirmohet eshte rikthimi i Armando Sadikut ne qendër te sulmit si titullar. Berisha do te jete ne porte, ndërsa prapavija konfirmohet me Ajetin e Mavraj ne qendër e Hysaj e Agolli nga krahët. Dilemat e Christian Panucci jane ne mesfushe me balotazhin Kukeli-Basha ne qender me te parin favorit. Edhe ne krahun e majte tekniku italian pritet te zgjedhe mes Grezdes dhe Llullakut. Ndërsa lojtaret e tjere qe kane vendin e sigurt ne formacion jane Abrashi, Memushaj dhe Odise Roshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *