Subscribe

“Këngë Moj” është bërë tashmë skena e vetme, që çdo të martë i sjellë publikut këngët më të njohura nga veriu në jug.

 

Ndaj edhe sot shumë prej emrave më në zë do të interpretojnë muzikën folk, përreth dy orë. Artistët nuk i fshehin as emocionet dhe kënaqësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë organizim të Vizion Plus.

 

IRINI QIRJAKO
KENGETARE
“kënga popullore shqiptare është thesari më i çmuar që kemi ne si komb. Dhe këtu janë disa nga xhevahirët e këngës popullore shqiptare. Duke qenë se unë përfaqësoj trevën e Sarandës dhe sazet e Delvinës, do të sjell këngën “Moj e bukura si hena”.

 

ENKELEJDA ALLUSHI
KENGETARE
“Emocioni është i njejtë sepse ballafaqimi me skenën, interpretimi live sjell emocion dhe do mundohemi që ta përcjellim dhe nëpërmjet ekranit. Në këtë natë do ketë një gjerdan këngësh të bukura nga jugu në veri.”

 

EVGJENI CULLI
KENGETARE
“Sot kemi një kolazh të përmbledhur me 5 këngë, ku secila ka vlerën e saj, e i kemi sjellë në mënyrën tonë përmetare bio. Kur këndon me shpirt e me zemër këngën e bukur përmetare edhe publiku do ta mirëpresë dhe do ta pëlqejë.

 

Por ka dhe nga ata këngëtarë që marrin pjesë për herë të parë në spektaklin muzikor “Këngë Moj”.

 

JULI CENKO
KENGETARE
“Ne jemi rritur me këngët folklorike, edhe Gjirokastra shquhet për këngë tradicionale dhe për kulturën e vet. Dhe unë si këngëtare kam tabanin popullor, gjirokastrite edhe në repertorin tim të këngëve këto këngë mbizotërojnë.”

 

Për të mos humbur surprizat dhe të ftuarit special, “Këngë Moj” ju lë takimin sonte në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *