Dy vjet pas finales se Berlinit, Juventus dhe Barcelona përballen përsëri ne Champions League, kete here ne sfidën e pare te vlefshme per çerekfinalet e turneut prestigjioz. Zonja e vjetër prezantohet ne ketë përballje me moralin e larte pas kualifikimit ne kupën e Italisë, por edhe fitores se fundit ne kampionat. Ndërkohe moment delikat per katalanasit pas humbjes ne La Liga kundër Malages. Ndryshe rruga e kualifikimit per ne ketë tur per te dy skuadrat. Juventus kaloi me mjaft lehtësi Proton, ndërsa skuadra e udhëhequr nga Leo Mesi beri mrekullinë, duke përmbysur shifrat ndaj Paris Sg.

 

Një arme e forte e zonjës se vjetër është stadiumi i saj aty ku ne Europe është e pamposhtur ne 21 ndeshje, nga te cilat 12 fitore e 9 barazime. Nga ana tjetër, spanjollet luajnë per here te peste ne histori ne shtëpinë e Juventus,  aty ku nuk kane fituar asnjëherë me 2 barazime dhe 2 humbje. Alegri pritet te luaje ne ketë ndeshje me skemën qe i ka dhëne me shume siguri ne muajt e fundit 4-2-3-1 me Manxhukic, i cili është rikuperuar plotësisht dhe pritet te luaje qe nga minuta e pare. Ndërkohe mungesa e vetme te Barcelona është Buskets, i skualifikuar i cili pritet te zëvendësohet ne mesfushe nga Mascerano. Umtiti është favorit per te bere dyshen e qendrës se mbrojtjes me pike, ndërkohe Serxhi Roberto ne te djathte. Ne sulm treshja e yjeve Suarez, Mesi, Neymar.

 

Një sfide interesante paraqitet edhe ajo e Signal Iduna Park mes Borusia Dortmund dhe Monako,  edhe pse gjermanet vine me mjaft dyshime ne ketë ndeshje. Marko Reus i është rikthyer stërvitjes pas problemeve me dëmtimin, ndërsa ne dyshim janë Shinji Kagawa, Andrre Shurrle, Julian Weigl dhe Lucas Pizcek. Per Monakon dy janë mungesat Bakajoko dhe Sidib. Skuadra e Principatës ne nje sezon te jashtëzakonshëm si ne kampionat ne krye te klasifikimit, ashtu dhe ne Champions League beri surprizën e madhe, teksa eliminoi Manchester Cityin e milionave qe drejtohet nga nje prej trajnerëve me te mire ne bote.

 

Francezet kane nje skuadër shume te forte, me lojtare te rinj mjaft te talentuar dhe per me tepër bëjnë nje futboll me theks sulmues. Këto sfida si zakonisht do te transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne orën 20-45 platformën Tring HD.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *