Subscribe

Një thirrje për paqe e shpëtim që fton njerëzit të lenë pas mëritë e të lehtësojnë zemrën nga pesha e së keqes.

Pas lindjes së diellit, besimtarët myslimanë kurorëzuan një muaj agjërimi dhe adhurimesh me namazin e Fiter Bajramit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kjo praktikë fetare, edhe këtë vit u krye në sheshin Skënderbej, nga ku u drejtuan lutje për falje dhe mëshirë e begati.

“Ky bajram qoftë i pranuar  në të gjitha zemrat karshi Allahut. Sa ditë të bukura që kemi kaluar, nuk mund ti imagjinojmë dot. Të mira paçin në çdo familje, i gjithë njerëzimi”, tha një besimtar.

“Bajrami është një lumturi shumë e madhe që vetëm agjëruesi mund ta kuptojë”,  u shpreh një tjetër.

“Unë kam 50 vjet që nuk e kam lënë asnjë ditë. Agjërimi është një gëzim shumë i madh. Bajramin e feston zemra”,  tha një besimtar.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu nënvizoi se urtësia e agjërimit, namazit dhe adhurimeve të tjera, qëndron tek qëllimi për të përmirësuar karakterin moral dhe shpirtëror. Vazhdimësia e punëve të mira është një nevojë për shoqërinë.

“Ky bajram është një festë pas një maratone shpirtërore. Ne agjëruam 30 ditë për Krijuesin e gjithësisë i cili na urdhëroi të agjërojmë me vullnetin tonë të lirë. Dhe sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit”, u shpreh Spahiu.

Festa e Bajramit mbledh bashkë të njohur e të panjohur, të dashurit e zemrës, familjarë dhe miq, për të ndarë së bashku gëzimin e kësaj dite.

“Ju uroj të gjithëve, gëzuar Bajramin. Gëzuar Bajramin të gjithë myslimanëve kudo që janë”, uron një fëmijë i vogël. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *