Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Sot “finalja” e parë kundër Polonisë, Sylvinjo dhe Gjimshiti optimist, Asani, Gripshi e Cake në tribunë

26 Mars 13:12

Shqipëria luan sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj të  kualifikuesve në kupën e botës. Gjysmëfinalja ndaj Polonisë në Varshavë është një ndeshje tek e cila nëse kalohet me sukses do të çonte në finalen, gjithashtu në një ndeshje të vetme pas disa ditësh me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të luajtur shanset e realizimit të ëndrrës për kualifikim në kupën e botës. Një ëndërr që e ka lënë pa gjumë trajnerin Silvinjo prej muajsh, sikurse ai u kujdes vetë të evidente në konferencën e fundit për shtyp nga Varshava.

“Polonia është një skuadër që shfrytëzon shumë tranzicionin, me lojtarë të shpejtë që mbajnë topin dhe pastaj e punojnë mirë. E vërtetë, nuk janë një skuadër që ka karakteristikë mbajtjen e topit, por në kundërsulm të vret, ka shumë lojtarë të mirë. Urban ka bërë 5 ndeshje si trajner, shihet skuadra shumë më e organizuar, si në aspektin ofensiv, ashtu edhe mbrojtës. Por edhe jemi rritur shumë, kemi lojtarë që mund të luajnë si sulmues krahu dhe në qendër. Jam mirë, nuk fle prej kohësh, por jam mirë. Kjo është puna e kombëtares”, tha Sylvinho. 

Ndërsa kapiten Gjimshiti si gjithmonë shmang euforinë, premton luftë sportive, por thotë se shanset në fushë janë 50 me 50.

“Besoj se shanset kur të hysh në fushë janë 50 me 50. Unë hy në fushë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja. Risia ka qenë e mirë dhe madhe. Kemi marrë eksperiencë në ndeshjet e fundit, do na ndihmojë dhe nesër. Taktikën e vendos trajneri. Si të sulmojmë dhe mbrojmë, të dyja duhet të jenë perfekte pothuajse për të fituar me një kombëtare perfekte si Polonia”, tha Gjimshiti. 

Në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në stadiumin e ndeshjes “PGE Arena” në Varshavë, nuk pati surpriza negative për kuqezinjtë. Alarmi i një shqetësimi fizik për Hysajn ka kaluar shpejt dhe mbrojtësi i Lacios do të jetë gati. Sylvinho vendosi të çojë në tribune Nazmi Gripshin, Jasir Asanin dhe Klisman Caken. Ndërsa sa i takon formacionit nuk do të ketë shumë ndryshime në kualifikueset. Nisur nga mungesat e Manajt dhe Dakut në sulm do të jenë me gjasë Hoxha, Uzuni dhe Bajrami, ndërsa në mesfushë ka balotazh mes Laçit dhe Ramadanit. Në mbrojtje Ajeti i avantazhuar para Ismajlit për pozicionin në krah të Gjimshitit. Ndeshja do të gjykohet nga anglezi Anthony Taylor.

Posted Under:
Kryesoret Sport
Tagged:
ndeshje Poloni shqiperia

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron mbi gjithçka

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.