E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Sociale

Sot finalja e madhe e “Muza Competition”/ Sheshi “Italia” kthehet në pasarelë mode

Sheshi “Italia” do të kthehet mbrëmjen e kësaj të mërkure në një pasarelë gjigande mode.

 

Finalja e madhe e Muza Competiton do të mbledhë më 14 qershor të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të shfaqin koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh.

 

Reklamë

Mes të ftuarve, do të jenë personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit.

 

Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

 

Në këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition.

Vazhdo të lexosh

Reklamë